Stoltenberg: Bombardimet ishin të ligjshme dhe të nevojshme

Historia ka treguar se bombardimet e vitit 1999 të ish-Jugosllavisë ishin të domosdoshme dhe të ligjshme për shkak se ndaluan dhunën dhe refugjatët mund të ktheheshin në shtëpi, ndërkohë që KFOR-i ndihmoi në krijimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë për të gjithë, duke përfshirë komunitetet serbe.

Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Unë e di se NATO-ja ende po shkakton polemika në Serbi. Shumica ende kanë kujtime të dhimbshme nga fushata ajrore e vitit 1999. Është edhe më e vështirë për ata që humbën të dashurit.” Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ndjejmë thellë keqardhje për këtë”, tha Stoltenberg për të përditshme “Politika”, transmeton Klan Kosova. Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimeve ndaj caqeve serbe, kurse, Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë, kishte miratuar rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë hynë rupat e para të këmbësorisë së NATO-s.

Please publish modules in offcanvas position.