Nishani: Me përgjimin është kërcënuar siguria kombëtare

Nishani: Me përgjimin është kërcënuar siguria kombëtare

Presidenti Nishani i ka kërkuar publikisht Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë për pajisjen përgjuese si dhe të nxirren para ligjit personat përgjegjës. Ai bën me dije se pajisja e përgjimit ka kërcënuar sigurinë kombëtare, integritetin e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve shqiptarë.

"Tashmë i konfirmuar nga institucione shtetërore që ky mekanizëm ilegal, anti ligjor qenka prezent dhe funksionon.

Ky përbën një shqetësim shumë të madh për shtetin ligjor. Për atë që ju besonit fort. Nga kjo sallë bëj thirrje dhe i kërkoj Prokurorisë së Shtetit që të mbroj dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij, të mbrojë dimensionin e sigurisë sonë kombëtare.

I bej thirrje prokurorisë që të hetojë procesin e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje ilegale që kërcënon secilin. Të hetojë kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të hyjë ajo pajisje në Shqipëri.

I kërkoj Prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë ata elementë dhe autoritete që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme.

Pajisja ka kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ka kërcënuar integritetin e të gjitha institucioneve dhe të çdo qytetari të thjeshtë.

Një pajisje e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri pa lejen e Prokurorisë së Shtetit. I bëj thirrje të gjithë atyre institucioneve që pengojnë hetimet, të mos bëhen pengese e zbatimit të ligjit. Çdo akt që pengon zbatimin kushtetues dhe të ligjit, përmes dëmtimit apo tjetërsimit të provave, do të përballet me ligjin", deklaroi Nishani.

Please publish modules in offcanvas position.