Misioni i OSBE-së në BeH në mënyrë rigoroze e dënon mohimin e gjenocidit

Mohimi i gjenocidit është i papranueshëm dhe Misioni i OSBE-së në BeH në mënyrë rigoroze i dënon deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të cilët i mohojnë krimet e vërtetuara, theksoi shefi i Misionit të OSBE-së në BeH, ambasadori Brus Berton.

Ai deklaroi se Misioni i OSBE-së në BeH i përkujton të gjithë liderët në Bosnjë për Deklaratën për krimet lufte nga viti 2018, e cila është nënshkruar në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ambasadori Berton theksoi se me deklaratën, BeH obligohet për njohjen dhe respektimin e aktgjykimeve prej gjykatave ndërkombëtare dhe vendore lidhur me krimet ushtarake dhe krimet e tjera më të rënda ndërkombëtare si edhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes.

“Politikanët duhet të fokusohen në të ardhmen e BeH, në promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe dialogut dhe të përmbahen prej interpretimit dhe manipulimit me të kaluarën për dobi politike”, theksoi Berton.

Shefi i Misionit të OSBE-së në BeH sot në Srebrenicë do të marrë pjesë në dërgimin e fundit të 33 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të kryer në korrik të vitit 1995, mbetjet mortore të së cilëve do të varrosen në Qendrën memoriale në Potoçar.

Please publish modules in offcanvas position.