Ambasada e SHBA-së: Shumë studentë shqiptarë aplikojnë për vizë studimi në SHBA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaron se këtë vit është rritur numri i studentëve që aplikojnë për vizë për të studiuar në Shteteve të Bashkuara.

“Është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë studentë shqiptarë që aplikojnë për vizë për të studiuar në universitetet e Shteteve të Bashkuara, por mos harroni, nëse po aplikoni për një vizë studentore, ju duhet të keni një plan për të paguar për shkollimin dhe për shpenzimet tuaja në Shtetet e Bashkuara”, shprehet ambasada e SHBA.

Po ashtu, ambasada e SHBA në Tiranë ikujton se vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar.

Please publish modules in offcanvas position.