Poposki: Zhvillimet e fundit në Maqedoni janë sinjale pozitive për kthimin e agjendës së BE-së dhe NATO-s

Poposki: Zhvillimet e fundit në Maqedoni janë sinjale pozitive për kthimin e agjendës së BE-së dhe NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot pati agjendë të ngjeshur pune në selinë e NATO-s në Bruksel, ku realizoi takime bilaterale me ndihmëssekretaren amerikane të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Viktorija Nuland, si dhe me shefat e diplomacive të Gjermanisë Frank-Valter Shtajnmaer, të Turqisë Mevlut Çaushogllu, të Hungarisë Peter Sijatro, të Greqisë Nikos Koxijas, si dhe me Daniel Mitov shef i diplomacisë së Bullgarisë.

Pas këtyre takimeve, shefi i diplomacisë së Maqedonisë mori pjesë edhe në takimin e Këshillit Veri Atlantik të ANTO-s në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në misionin "Mbështetje vendimtare" në Afganistan, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Bruksel.

Në deklaratën për MIA-n pas takimit me shefat evropianë të diplomacisë, ministri Poposki theksoi se agjenda euroatlantike dhe ndodhitë vendore politike ishin tema kryesore në diskutimet.

"Në takimet e sotme bilaterale me kolegët e mi nga SHBA-ja, Gjermania, Hungaria, Turqia, Greqia dhe Bullgaria, biseduam për agjendën tonë evropiane dhe euro-atlantike. Aspiratat e Maqedonisë janë një orë më herët të realizohen premtimet që me vite mbrapa i kemi marrë nga dy klubet për fillimin e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në NATO, që tani më një kohë të gjatë anulohet. Në periudhën e fundit mbetëm në një mënyrë edhe viktimë e diskutimeve, që në afat të përkohshëm të caktuar na i largojnë ato ambicie, gjegjësisht e anulojnë periudhën kur mund të ndodhë ajo", thotë Poposki. Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, konkludim i përbashkët me bashkëbiseduesit e tij ishte se ndodhitë e fundit në Maqedoni ishin inkurajimi për vendet-anëtare në NATO dhe BE.

"Kjo do të thotë se me sinjale pozitive të kthehemi mbrapa në agjendën e BE-së dhe NATO-s dhe të japim përkujtim se shumë punë janë harruar në lidhje me Republikën e Maqedonisë dhe qëndrojnë një kohë të gjatë në sirtare. Kthimi i kredibilitetit të këtyre dy proceseve me fillimin e negociatave me BE-në në rend të parë, me të vërtetë do të kontribuonte shumë edhe në relaksimin e marrëdhënieve vendore. Kjo është porosia që e ndamë dhe mendoj se shumica e vendeve-anëtare të NATO-s e kuptojnë rëndësinë për një Ballkan stabil dhe rajon stabil përmes një Maqedonie stabile. Maqedoni stabile, megjithatë, nuk mund të ketë nëse në një periudhë më të gjatë shkaktohen efekte të panevojshme dhe për sigurinë edhe në lidhje të proceseve demokratike që ndodhin dhe të cilat në fund të ditës duhet të rezultojnë me zbatimin e zgjedhjeve dhe shprehje e vullnetit të qytetarëve në këto zgjedhje", i drejtpërdrejtë është ministri i Maqedonisë.

I pyetur në me Shtajnmaer, Koxijas, Nuland, Sijatro dhe Mitov kanë biseduar për përzierjen e tepruar të drejtpërdrejtë të shteteve të tyre dhe politikanët në ndodhitë e brendshme në Maqedoni, Nikolla Poposki përmendi se është e logjikshme të pritet se disa vende-anëtare të NATO-s dhe BE-së nga momenti ku kemi thënë se dëshirojmë të jemi anëtare se do të kenë interes të ndikojnë në lidhje me proceset që zhvillohen.

"Natyrisht se rezultati përfundimtar varet vetëm nga ne. Nuk mund askush prej jashtë t'i menaxhojë proceset dhe të vendosë në vend të popullit për atë cili koalicion qeveritar do të formohet dhe në cilin drejtim do të zhvillohen reformat. Ajo që është me rëndësi është se në periudhën e fundit disa nga ato vërejtje kryesore që kanë të bëjnë para së gjithash me mundësinë të kemi zgjedhje me opsion të vetëm politik se larguar dhe përfundimisht topi është në anën e atyre që i kërkoi zgjedhjet, mendoj të partisë më të madhe opozitare. Edhe në këtë kontekst do të duhet ta shikojmë zhvillimin e mëtutjeshëm që për çdo rarst duhet të na çojë në një situatë në të cilën interesat kombëtare do të jenë në nivel më të lartë", thotë Poposki.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, interesi kombëtar i vendit "nuk është të gjinden burime pse nuk i zhvillojmë negociatat me BE-në dhe pse jemi të bllokuar në NATO", por, siç thotë "të kthehet kredibiliteti dhe të mund të ecim më seriozisht edhe në negociatat me BE-në dhe drejt anëtarësimit në NATO". E gjithë kjo sipas Poposkit do të ketë efekt stabilizues në tërë rajonin. Nikolla Poposki u përgjigj negativisht në pyetjen nëse dikush nga bashkëbiseduesit e tij të sotëm nga rangu i lartë i kanë lajmëruar dërgim të Përfaqësuesit special nga shteti i tyre, sipas parimit të Gjermanisë me Johanes Hajndëll. Sipas tij, kjo nuk do të ishte as zgjidhje për krizën politike.

"Nuk mendoj se numri i përfaqësuesve që do të vijnë në Republikën e Maqedonisë është numri që do të japë zgjidhje të të gjitha problemeve që i kemi. Të gjitha mosmarrëveshjet në planin politik duhet të tejkalohen me resurse të Maqedonisë dhe me dialog midis faktorëve politik në Republikën e Maqedonisë. Askush prej anash nuk mund t'i zgjidhë ato sfida dhe mendoj se mënyra e vetme për dalje nga kjo krizë është përmes zgjidhjeve tona", thotë Poposki.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë është i drejtpërdrejtë se "mënyra e vetme është përmes dialogut të faktorëve politik të Maqedonisë" dhe përmendi se "nuk duhet të presim se kush do qoftë mund të vijë dhe të na japë zgjidhje të mirë që do të mund të na i zgjidhë problemet tona".

"Shumë përfshirje të gjetjes së zgjidhjes dhe marrëdhënies pasove në terren vendo nuk mund në asnjë mënyrë të jetë mirë. Ajo që na duhet për momentin është të ulemi dhe ne të shikojmë ku i kemi prioritetet, ne t'i përcaktojmë dhe në këtë drejtim të nisemi përpara. Në linjën e fundit, kjo do të jetë në interes edhe të të gjithë atyre me të cilët biseduam, sepse interesi i tyre përfundimtar është një Ballkan stabil, ndërsa Ballkani stabil shkon përmes Maqedonisë stabile", konkludoi Poposki.

Në konferencën e NATO-s edhe vendet-partnere në kuadër të misionit "Mbështetje vendimtare" në Afganistan, Maqedonia e konfirmoi gatishmërinë në këtë dhe në të gjitha misionet e organizatës më të madhe ushtarake-politike në botë në të cilat marrin pjesë edhe përfaqësues të Maqedonisë.

Please publish modules in offcanvas position.