Karakaçanov: I ndaluam 60 emigrantë, armata e gatshme t’i dërgojë edhe 1000 ushtarë në kufirin me Turqinë

Karakaçanov: I ndaluam 60 emigrantë, armata e gatshme t’i dërgojë edhe 1000 ushtarë në kufirin me Turqinë

Policia kufitare bullgare sot në mëngjes reagoi dhe i parandaloi dy grupe, me nga 30 emigrantë për ta kaluar kufirin turk, deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.

“Shpreh vendosmëri kategorike lidhur me atë se armata duhet tërësisht të bashkëpunojë dhe t’i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për ta mbrojtur kufirin shtetëror, më pas të mos lejojë asnjë emigrant ilegal në territorin e Bullgarisë. Për këtë qëllim, ushtria bullgare është e gatshme të kyçet me 1000 persona dhe deri 140 copë pajisje”, theksoi ministri.

Paraprakisht sot, kryeministri bullgar, Bojko Borisov kumtoi se sot në mëngjes zhandarmëria është sistemuar nëpër kufirin me Turqinë dhe kufijtë detarë.

Sipas Borisov është befasuese ajo që kufitarët turq janë tërhequr nga vendet e tyre të punës. Ai kërkoi nga policia kufitare të kontaktojë me kolegët në Turqi.

Mediat turke paraprakisht kumtuan se qindra emigrantë në Turqi janë nisur drejt rajoneve kufitare me Evropën, pas raporteve jozyrtare se autoritetet turke “i kanë hapur dyert”.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.