Në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus është rritur në 55 persona

Me katër rastet e reja të konfirmuara me koronavirus, në Shqipëri numri i të infektuarve me këtë virus të rrezikshëm është rritur në 55 persona.

“Në 24 orët e fundit, janë testuar 42 persona të dyshuar, mes tyre edhe punonjës shëndetësorë, nga të cilët 4 rastet e konfirmuara të Kovid-19. Deri sot janë testuar 605 raste të dyshuara dhe janë konfirmuar 55 raste si pozitivë mes tyre 8 janë punonjës shëndetësorë”, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Tre nga pacientët janë në terapi intensive, njëri prej tyre është në respirator, ndërsa pacientët tjerë, tani për tani janë në gjendje stabile,

Numri më i madh i të infektuarve ose 38 persona janë nga Tirana, 6 nga Fieri, 5 nga Durrësi (së bashku me grua e vdekur) nga dy persona nga Liuzhnja, Elbasani dhe Rogozhina. Tre nga pacientët janë në terapi intensive, njëri prej tyre është në respirator, ndërsa pacientët tjerë, shtoi Rakaceli, tani për tani është në gjendje stabile.

Tetë punonjësit shëndetësorë janë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku janë testuar 89 persona nga personeli i spitalit, ndërsa janë infektuar nga pacientët. Ministria kërkon nga punonjësit shëndetësorë të mbrohen mirë gjatë dhënies së shërbimit.

Please publish modules in offcanvas position.