Në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus është rritur në 64 persona

Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pesë raste të reja.

“Numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë është rritur në 64, nga gjithsej 697 të testuar. Sot janë regjistruar pesë raste të reja, nga të cilët tre shtetas italianë, të moshës 42 dhe 80 vjeçare. Për momentin, 32 pacientë janë hospitalizuar në Spitalin infektiv në Tiranë”, deklaroi Albana Fico, drejtoreshë e Institutit për shëndet publik.

Ajo shtoi se nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 45 janë në Tiranë, gjashtë në Fier, pesë në Durrës dhe nga dy raste në Lushnjë, Elbasan, Rogozhinë dhe Kavajë.

“Në Klinikën infektive në Tiranë janë hospitalizuar 32 pacientë, nga të cilët tre janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk janë në respirator. Dua ta informoj opinionin se Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar sasi të re të testeve diagnostike për koronavirusin. Apeloj deri tek qytetarët të paraqiten në numrin e veçantë 127 nëse kanë simptoma të caktuara të cilat asocojnë në koronavirusin, të rrinë në shtëpi dhe t’i respektojnë rekomandimet”, porositi Fico.

Në Shqipëri deri më tani janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes.

Please publish modules in offcanvas position.