BeH-ja e angazhon ushtrinë si ndihmë në kufi për shkak të koronavirusit

Autoritetet në BeH dërguan ushtri në kufirin, e cila do të ndihmojë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Mbrojtjes kumtoi se në tetë pika kufitare të kufijve me Serbinë, Kroacinë dhe Malin e Zi do të vendosen tenda, krevatë dhe mjete për dezinfektim.

Një nga problemet serioze në BeH është kalimi i emigrantëve ilegal nga Lindja e Afërt dhe Afrika përmes territorit të vendit, në rrugën e tyre drejt shteteve të BE-së.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në BeH janë regjistruar 45 raste të personave të infektuar me Kovid-19.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, BeH-ja më 17 mars vendosi gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin e shtetit.

Please publish modules in offcanvas position.