Tërmeti dridh Kroacine, ne Zagreb dëme te konsiderueshme materiale

Një tërmet i fortë 5.3 ballë tronditi kryeqytetin e Kroacisë mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar dëme dhe panik, deri më tani nuk raportohet për viktima.

Agjencia Sizmologjike Evropiane, EMSC,njoftoi se një tërmet 5.3 ballë goditi Zagrebin në orën 6:23 të mëngjesit të së dielës.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra, në veri të Zagrebit në thellësinë 10 kilometra, raporton The Asociated press, transmeton lajmi.net.
Dëshmitarët thonë se muret dhe çatitë e disa ndërtesa u dëmtuan në Zagreb. Rrugët në qendër të qytetit ishin mbushur me rrënoja.
Edhe një dridhje tjetër u regjistrua më vonë.

Please publish modules in offcanvas position.