Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Kur kanë kaluar me shumë se dy javë nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri, qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Vendimi i qeverisë shqiptare është botuar sot në Fletoren Zyrtare, ku thuhet se për përballimin  dhe  lehtësimin  e  pasojave  të fatkeqësisë natyrore  merren  masat  e  jashtëzakonshme dhe ngarkohen institucionet publike për këto masa.

Shpallja e gjendjes se fatkeqesise natyrore ishte kërkuar edhe nga kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

NË SHQIPËRI NUMRI I TË INFEKTUARVE ME “KOVID-19” ËSHTË RRITUR NË 146 PERSONA

SH 2d87d

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri, janë diagnostifikuar 23 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 146 persona.

“Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 111 persona të testuar, janë konfirmuar 23 raste të reja të ‘Kovid-19’. Deri më tani janë testuar 1.041 raste të dyshimta me ç’rast janë konfirmuar 146 raste pozitive. Me rastet e reja të konfirmuara përhapet harta e qyteteve të prekura, me qytetin e Krujës. Në Klinikën infektive në Tiranë janë hospitalizuar 72 pacientë. Prej tyre katër janë në terapi intensive, ndërsa tre prej tyre janë intubuar në gjendje të rëndë”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Numri më i madh i të infektuarve janë nga Tirana ose 83 persona, më pas nga Fieri 14, Korça 11, Durrësi 9, Vlora 5, Kavaja, Luzhnja dhe Lezha nga 4, Elbasani dhe Shkodra nga 3, Rogozhina dhe Hasi nga 2, Berati dhe Kruja nga 1 person.

Rakacelli informoi se 17 nga deri më tani të infektuarit janë shëruar por se do të duhet të qëndrojë në izolim shtëpiak edhe 14 ditë.

Ajo edhe njëherë apeloi deri tek qytetarët t’i respektojnë ashpër rekomandimet dhe i luti nëse duan një informacion të caktuar për koronavirusin të mos shkojnë menjëherë në spital por të paraqiten në linjën e veçantë telefonike e cila shërben edhe për të sëmurit kronikë.

Përndryshe në Shqipëri deri më tani nga koronavirusi e kanë humbur jetën pesë persona. Katër prej tyre vuanin edhe nga sëmundje tjera.