Han: Bosnja dheHercegovina mundet të fitojë statusin kandidat në BE deri në fund të vitit të ardhshëm

Han: Bosnja dheHercegovina mundet të fitojë statusin kandidat në BE deri në fund të vitit të ardhshëm

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han deklaroi dje në Sarajevë se BeH mundet deri në fund të vitit të ardhshëm të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, duke u bërë thirrje në këtë rast autoriteteve të vazhdojnë me përmbushjen e kushteve të tjera.

Ai theksoi se BeH ka bërë "progres të konsiderueshëm" dhe për këtë duhet edhe në mënyrë më vendimtare t'i përmbushë obligimet e saj.

Han theksoi se me zgjidhjen e çështjeve për harmonizimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, harmonizim të sistemit të mekanizmave për koordinimin e punëve evropiane dhe progres në zbatimin e reformave, "ekziston një mundësi reale që BeH të fitojë statusin e kandidatit deri në fund të vitit 2017".

Eurokomisari shprehu pritje se BeH sa është e mundur më shpejt t'i zgjidhë këto çështje, që të mundet pas kthimit në Bruksel në takimin e Këshillit për Punë të Jashtme të shtrojë raport pozitiv për vendin.

Please publish modules in offcanvas position.