Shqipëria sot i hapi restorantet, muzeumet, biblotekat...

Në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese, me të cilat pas më shumë se dy muajve hapen restorantet, kafenetë, muzeumet, biblotekat…

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e publikoi kartën e re të lëvizjes së lejuar dhe hapjen e aktiviteteve, me rregulla për punë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, pasi sipas saj kthimi në jetën normale kërkon zgjuarësi më të madhe dhe respektim të rekomandimeve që ta mbrojnë veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

Prej sot hapen edhe muzeumet dhe vendet arkeologjike.

Lejohet edhe stërvitje në grup, e jo individual të ekipeve të futbollit dhe atë vetëm në ambient të hapur, sipas protokolit të sigurisë të miratuar nga Instituti për shëndet publik.

Lehtësimet e reja vlejnë edhe për televizionet, ku tani në studio lejohet të qëndrojnë jo më shumë se dy mysafirë dhe të respektohet distanca fizike prej dy metrave.

Në fuqi edhe më tej është ndalesa për transportin publik, mbajtja e ngjarjeve sportive dhe kulturore, ndërsa të mbyllura edhe më tej janë edhe kufijtë tokësorë dhe ajrorë për lëvizje të njerëzve.