Në Kosovë edhe krahas masave lehtësuese xhamitë mbetet të mbyllura edhe për Bajram

Bashkësia Fetare Islame e Kosovës (BFIK), pas konsultimeve dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë vlerësoi se në vend edhe mëtej ekziston rrezik nga përhapja e pandemisë Kovid-19, për këtë arsye vendosi të mos i hap xhamit as për festën fetare Fitër Bajrami.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasditen e djeshme ka pritur në takim Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë nga pandemia globale ovid-19, ku edhe u bë e ditur se xhamitë pavarësisht që gjendemi në muajin Ramazan, do të vazhdojën të jenë të mbyllura.

Siç thuhet në komunikatën e BIK-ut myftiu fillimisht ka falënderuar të gjithë besimtarët myslimanë për mirëkuptimin që kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe, duke respektuar, në rend të parë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me ato të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, por në veçanti edhe vendimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Për Bashkësinë Islame të Kosovës ka qenë tejet e vështirë pezullimi i faljeve me xhemat i namazeve ditore dhe tubimeve tjera:, ka thënë ai.

SH_f4ec3.jpg

Sipas kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, në ditët e fundit ka qenë mjaft aktive me kontakte të vazhdueshme që të paktën në 10 netëshin e fundit të muajit të Ramazanit të hapen xhamitë, por gjatë bisedës së sotme me ministrin në detyrë, Arben Vitinë, u bë e ditur se një veprim i tillë është me rrezikshmëri të lartë dhe kësisoj shëndeti i besimtarëve është primar dhe tejet i rëndësishëm.

Në anën tjetër, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka falënderuar besimtarët për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe vendimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Planet e institucioneve shëndetësore janë prishur gjatë katër ditëve të fundit ku numri i rasteve të reja me ‘Kovid – 19’ është rritur dhe si e tillë gjendja vazhdon të jetë e pasigurt”, tha Vitia.