Falsifikonin dokumente: Ardi Veli zbulon skemën e përdorur nga grupi që dërgonte njerëz në SHBA, Kanada e Angli

Falsifikonin dokumente: Ardi Veli zbulon skemën e përdorur nga grupi që dërgonte njerëz në SHBA, Kanada e Angli

Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje të reja lidhur me mega-operacionin që çoi në prangat e policisë të paktën 24 persona  pasi akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja  e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“.

Veliu është shprehur se këta persona arrinin të falsifikonin dokumente ndërsa më pas i shpërndanin me anë të shoferëve të autobusëve që shërbenin në agjenci turisitke. Dokumetet më tej mbërrinin tek persoant që do të udhëtonin ileglaisht që kryesisht ishin në Itali, Spanjë apo Gjermani.

Sipas Veliut destinacionet kryesore të këtyre personave ishin SHBA, Kanada apo Britania e Madhe. Kreu i policisë ka zbuluar se operacioni e ka marrë indicien pasi në Tiranë disa kohë më parë kishin rënë në gjurmët e shitjes së një pasaporte Amerikane. Pas kësaj në vendin tonë është ngritur një taks forcë e quajtur JointShield me SHBA dhe Shqipërisë. Veliu më tej ka shtuar se lidhur me këtë grup kriminal muaj më parë janë organizuar operacione që kanë çuar në sekuestrimin e dokumenteve falsë në Durrës apo në doganën e Morinës.

Ndërkohë përfaqësuesi amerikan që ka marrë pjesë në këtë operacion ka thënë: Dua të falenderoj Ardi Veliun, drejtorin e departamentit të policisë kriminale, Tonin vocaj. Dua të falenderoj djemtë dhe gratë e policisë së shtetit për këtë aksion. Shumë njësi morën pjesë në këtë operacion. Por më kryesorët janë pjestarët e njësisë JointShield. Është nder të punojmë me profesionistë dhe dua të dergoj falenderimet e mia.” tha Antonio Zamudio, Agjent Special, pergjegjes per hetimet kriminale me Sherbimin Diplomatik te Sigurise ne Ambasaden Amerikane Tirane