Reagim i dhunshëm i policisë turke ndaj avokatëve të cilët dolën në marshin protestues

Policia turke ka përdorur masa të dhunshme në tentim që të parandalojë avokatët të cilët kishin dalë në një protestë paqësore kundër ndryshimeve të paralajmëruara në Ligjin për zgjedhjen e dhomës së avokatëve dhe Ligjit për avokat. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale Tëiter shihet se si policët me dhunë e shtyjnë presidentin e dhomës së avokatëve  në Gaizentep, Bektash Sharkli.

Marshi protestues është organizuar nga ana e dhomës së avokatëve në Ankara, nën moton “ Mbrojtja proteston”. Sipas planit, avokatët duheshe të marshojnë nëpër rrugët e Ankarasë, por policia me barrikada ka penguar hyrjen në qytetin kryesor. Kryetari i dhomës së avokatëve në Dijarbakir, Xhihan Ajdin ka deklaruar se në këtë protestë të qetë dëshirojë të tërheqim  vëmendjen ndaj raporteve joligjore të qeverisë turke.

Policia na pengon q ëtë hyjmë në qytetin kryesor të vendit tonë. Fashizmi nuk mundet të parashtrojë madje as të drejtat më themelore të njeriut. Do ta fitojmë këtë errësirë. Ne do të fitojmë- deklaroi kryetari i dhomës së avokatëve në Izmir. Përderisa kryetarët pothuajse të të gjitha qyteteve turke ishin penguar në realizimin e të drejtave të tyre themelore, kryetari general i dhomës turke të avokatëve  ishte në vizitë në varrin e Ataturkut në Ankara.

Ky veprim u kritikuar ashpër nga ana e qytetarëve turk dhe bashkësisë së avokatëve. Një numër i madh i avokatëve kërkojnë dorëheqjen e Fejzoglut.