Kabineti i Erdoganit: Pas grusht-shtetit në 2016 janë mbyllur gjithsej 53 gazeta, 6 agjenci lajmesh, 20 revista dhe 16 kanale televizive

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktaj, në pyetjen e deputetes nga radhët e partisë opozitare pro kurde HDP, Muazez Orhan Ishik e publikoi listën e plotë të meduimeve dhe organizatave mediale të cilat janë mbyllur me urdhëer të qeverisë pas grusht-shtetit në vitin 2016.

56 GAZETA, 16 TELEVIZIONE DHE 24 KANALE RADIO

Pas grusht-shtetit më 15 korrik 2016 janë mbyllur pas grusht shtetit në 2016 janë mbyllur gjithsej 53 gazeta, 6 agjenci lajmesh, 20 revista dhe 16 kanale televizive për të cilat është konstatuar se i takojnë grupit të cilët e vënë në rrezik sigurinë publike të vendit- thuhet mes tjerash në përgjigjen e Oktaj.

PËRGJIGJU VETËM NË NJË PYETJE, DHE AJO PËRGJIGJE NUK KA ASNJË LIDHJE ME PYETJEN

Më 10 Janar dërgova pyetje deri te zëvendëspresidenti Fuat Oktaj në lidhje me gjendjen e gazetarëve që të tërheq vëmendjen e problemeve, shtypjes, torturës dhe presionit ndaj gazetarëve në vendin tonë. Parashtrova pyetje për gazetarët të  cilët shpesh herë janë cak i sulmit, të cilët janë plagosur derisa kanë  kryer detyrën e tyre, të cilët akoma janë në burg, të cilët kanë mbetur pa punë dhe të cilët janë  lëshuar të jetojnë  pa ndonjë të ardhur, për veb faqet të cilat duhet tu japin fund aktiviteteve të tyre për shkak se janë në gjendje të rëndë në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ka qenë në periudhën pas grusht-shtetit në 2016. Sipas Kushtetutës patjetër të japin përgjigje, dhe dhanë por pas 6 muajve. Komentin në këtë  situatë do t’ua lë juve gazetarëve dhe opinionit- deklaroi Ishik në pres konferencën para gazetarëve dhe opinionit.