Në Bullgari është zhvilluar robot për dezinfektim

Në Bullgari është zhvilluar robot për dezinfektim

Ekipi hulumtues nga Instituti për robotikë në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë (BAS) ka zhvilluar UVC robot të dezinfektimit që mund të përdoret kundër përhapjes së koronavirusit të ri, kumtoi BAS.

Roboti përdor teknologjinë e dezinfektimit UVC dhe mund të përdoret në hapësira që kërkojnë dezinfektim efektiv të dyshemeve dhe sipërfaqeve, përfshirë shtëpitë, objektet shëndetësore dhe hapësirat e tjera publike.

Shpikja u regjistrua së fundmi në Entin e patentave të Bullgarisë.

MK_c21b1.jpg