Pozitivë me koronavirus 36 turistë të cilët kanë arritur në Greqi, shumica nga Serbia

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 43 raste të reja të Kovid-19, nga të cilët 85 për qind, gjegjësisht 36 janë turistë të cilët kanë hyrë në vend, kumtoi Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, të gjithë 36 rastet pozitive janë nga testet e bëra në vendkalimin kufitar Promahonas (Kullata) në kufirin me Bullgarinë, ndërsa 20 prej tyre janë turistë serbë.

Qeveria greke dje kumtoi se nga ora gjashtë e mëngjesit deri më 15 korrik të vitit 2020 në Greqi do të ndalohet hyrja për shtetasit e Serbisë, në bazë të analizës së të dhënave epidemiologjike.

Siç njoftoi sot në mëngjes MIA, në vendkalimin kufitar Promahonas (Kullata) që njëherit është edhe i vetmi i hapur për hyrjen e turistëve, numri i madh i shtetasve serbë që në mesnatë kanë arritur, në tentim për të hyrë në Greqi para orës gjashtë, gjegjësisht para se të hyjë në fuqi ndalesa për hyrje.