Shën Sofia në Stamboll përsëri do të shndërrohet në xhami

Gjykata vendosi që të kthejë në xhami ndërtesën e “Aya Sofias” në Stamboll pas më shumë se 80 vitesh që ajo mbahej hapur si muze.

Vendimi i sotëm ktheu kështu mbrapsht atë të vitit 1934, i cili e shpalli “Aya Sofian” muze duke ndaluar kështu ritet myslimane në atë ndërtesë.

Pas vendimit të sotëm brenda ambienteve të saj do të kryhet falja muslimane.

“Aya Sofia” ishte Katedrale ortodokse në deri në vitin 1453 kur Sulltan Mehmeti pushtoi Kostandinopojën duke e shpallur atë xhami, ndërsa kishat e tjera u lanë siç ishin.