Në Srebrenicë sot shënohet 25 vjet nga gjenocidi mbi boshnjakët.
Në periudhën prej datës 11 e deri më 23 korrik të vitit 1996 pjesëtarë të ushtrisë së Republikës Sërpska, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, vranë mbi 8.000 boshnjakë myslimanë, kryesisht djem dhe burra të moshës prej 12 deri në 77 vjet.
Për shkak të krimeve në Srebrenicë deri më tani janë dënuar gjithsej 47 persona në më shumë se 700 vjet burg, ndërsa janë shqiptuar edhe katër dënime me burg të përjetshëm, mes tyre edhe për Mlladiqin, dhe për ish kryetarin e Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiqin.
Tribunali i Hagës aktvendimin e parë në të cilin masakrën në Srebrenicë e karakterizoi si gjenocid, e shqiptoi për ish gjeneralin e ushtrisë së Republikës Sërpska, Radosllav Kërstiqin në vitin 2001. Ai është dënuar në 35 vjet burg për shkak të ndihmës dhe pjesëmarrjes në gjenocid.