Çmime më të ulta në roamingun rajonal

Çmime më të ulta në roamingun rajonal

Prej sot për 17,2 për qind do të jetë më i ulët çmimi për një minutë për thirrje në roaming mes Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. për 11,1 për qind do të zvogëlohet çmimi i SMS, ndërsa për 35,7 për qind i MB internetit.

Kjo do të jetë zvogëlimi i dytë në pajtim me marrëveshjen e trupave rregullatorë të katër shteteve, që hyri në fuqi në korrik vitin e ardhshëm.

Vitin e kaluar çmimi për një minutë thirrje në romaing u zvogëlua për 73 për qind. Prej sot, siç informojnë nga Agjencia e Maqedonisë për komunikime elektronike, për një minutë thirrje paguhet 14,8 denarë. Për vitin e ardhshëm është paraparë zvogëlim prej 14,8 denarë për një minutë për thirrje në 11,7 denarë, ose për 20,2 për qind.

Pas zvogëlimit vitin e kaluar të çmimit për SMS në roaming për 54,5 për qind, këtë vit ai zvogëlohet prej 5,6 denarë në 4,9 denarë, respektivisht për 11,1 për qind.

Vitin e kaluar çmimi për 1 MB internet u zvogëlua për 90 për qind, ndërsa prej sot do të jetë më i ulët për 35,7 për qind. Një MB internet në shitje me pakicë në vend të 43,2 denarë do të kushtojë 27,8 denarë. Në korrik vitin e ardhshëm, në pajtim me marrëveshjen, çmimi do të ulet në 12,3 denarë, respektivisht për 55,7 për qind.

Please publish modules in offcanvas position.