Kosova i hap kufijtë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë

Qeveria e Kosovës në seancën e sotme të pasdites vendosi “t’i hapë kufijtë shtetërorë të Republikës së Kosovës” me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas një pjese të mediave prishtinase, vendimi i këtillë i Qeverisë do të thotë se qytetarët e tre vendeve fqinje nuk do të kenë nevojë të paraqesin test me të cilin do të dëshmojnë se nuk janë të sëmurë me Kovid-19.

Megjithatë, në kumtesën zyrtare nga seanca e Kabinetit të kryeministrit Avdullah Hotit, të mbajtën përmes video lidhjes konferenciale, në asnjë vend nuk përmenden testet apo procedura të tjera të cilët qytetarët nga këto shtet duhet t’i zbatojnë për hyrje në shtet.

“Është marrë edhe vendim për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë”, theksohet në kumtesën pas seancës së Qeverisë së Kosovës.