Gjenocidi në Srebrenicë është gjenocidi më i madh i shekullit 21 pas luftës së dytë botërore. Më 11 Korrik të vitit 1995 ushtria serbe u fut në Srebrenicë, qytetet që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara (KB). Nga këto kampe, ku gjendeshin afër 35 mijë boshnjak myslimanë fëmijë, të rinj dhe pleq i hipën nëpër autobusë dhe i dërguan nëpër pikat për ekzekutim masiv.
1992
4-6 Qershor
Ushtria Serbe bastisi 392 fshatra të Srebrenicës me shumicë të popullatës myslimane. Gjithsej u vranë 3.962 mysliman.
6-8 Korrik
Ushtria serbe sulmoi Srebrenicën e cila ishte nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara. Ngaqë nuk u dha përkrahje ajrore, qyteti u mposht për dy ditë.
9 Korrik
Ushtria serbe morri peng 30 ushtarë Holandez nga baza e KB.
10 Korrik
KB, e cila më herët nuk pranonte që të bëj ndërhyrje ajrore, kësaj radhe Komandanti Francez Gjeneral Bernard Janvier pranoi kërkesën. Megjithatë, kjo ndërhyrje e vonuar nuk arriti që t'i ndaloj serbët.
11 Korrik
Forcat e Paqes të KB-së, nuk e realizuan kërkesën për ndërhyrje ajrore ndaj serbëve duke u justifikuar se “Aplikimi i kërkesës ishte mbushur në mënyrë të gabuar”.
1995
12 Korrik
Ushtria holandeze në këmbim të 30 ushtarëve të saj që ua morën peng nga ushtria serbe, serbëve ua dhanë myslimanët.
13-16 Korrik
Ushtria serbe masakroi 8.372 boshnjak gjatë rrugës që sot njihet si “Rruga e vdekjes” me një gjatësi prej 105 km. Kufomat që gjendeshin në këto varreza masive u shkatërruan përmes qepsheve dhe buldozerëve.