21 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë

21 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë

Kaluan 21 vite nga gjenocidi, mirëpo dhimbja në Bosnje është akoma e freskët sikur në ditën e parë të luftës.

Deri më tani janë gjetur mbi 300 varreza masive dhe 13 mijë vetëve u është bërë ekzaminimi i kufomave. Në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë përkujtimore kryetarja e shoqatës “Shoqata e Nënave të Srebrenicës”, Mynire Subasiç, tha: “Ende, me mijëra nënë vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre”.

Gjenocidi në Srebrenicë është gjenocidi më i madh i shekullit 20 pas luftës së dytë botërore. Më 11 Korrik të vitit 1995 ushtria serbe u fut në Srebrenicë, qytetet që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara (KB). Nga këto kampe, ku gjendeshin afër 35 mijë boshnjak myslimanë fëmijë, të rinj dhe pleq i hipën nëpër autobusë dhe i dërguan nëpër pikat për ekzekutim masiv. Forcat Paqësore të Kombeve të Bashkuara me duart e tyre i dorëzuan 8.342 boshnjak, të cilët brenda 3 ditëve u masakruan. Kjo masakër që u zhvillua para syve të KB-së dhe Evropës, ishte perdja e fundit e luftës 4 vjeçare në Bosnjë ku u vranë mbi 100 mijë myslimanë boshnjakë.

Edhe pas 21 viteve, boshnjakët akoma jetojnë me dhimbjet që i solli lufta, duke pritur që fajtorët të gjykohen, duke vazhduar jetën në kërkim të gjetjes së kufomave që kanë humbur jetën në luftë. Koha në Srebrenicë sikur është ndalur në vitin 1995. Njëra ndër masakrat më të tmerrshme në histori, ende sot e kësaj dite kujton freskinë e krimit pra e ekzekutimit të 8 mijë burrave mysliman.

Për Bosnjën dhe Hercegovinën me 3.5 milion banorë, vitet e luftës janë ende një plagë e rëndë. Për boshnjakët ku secili ka humbur ndonjë të afërm 11 Korriku, përvjetori i gjenocidit më monstruoz është një simbol shumë i rëndësishëm. Secili boshnjak pak a shumë jeton për t'i kujtuar dhe përkujtuar të vrarit në këtë gjenocid, për shkak të refuzimit të rastit nga ana e serbëve dhe për shkak të injorimit të botës. Në shumë vende të qytetit kërkimet për gjetjen e varreza masive vazhdojnë ende. Të afërmit e viktimave ende janë në pritje të lajmit për të plotësuar pjesët e trupave të kufomave. Në gjendje të pa shpresë kërkojnë që të gjykohen fajtorët.

Çdo vit, fillon një udhëtimi 3 ditorë nga të dyja anët e shtetit për tu takuar në Srebrenicë më 11 Korrik, dita e përvjetorit të gjenocidit. Udhëtimi bëhet për të gjithë ata që humbën jetën në gjenocid dhe për ata që arritën të ngelin gjallë. Ata që kanë shpëtuar gjallë nga gjenocidi, çdo vit bëjnë një udhëtim prej 105 km duke kaluar nga “rruga e vdekjes” për të ardhur në Srebrenicë. Rrugëtimi fillon nga fshati Nezuk, kurse më 11 Korrik përfundon në Srebrenicë. Ushtria Serbe që i morri mbi 10 mijë burra nga kampet e KB-së, gjatë kësaj përshkimit të kësaj rruge në gjatësi prej 105 km i vrau dhe i ekzekutoi mbi 10 mijë burra. Shumë pak kishin arritur që të shpëtojnë nga dora e serbëve. Një ndër ata, shumë të pakët në numër që ka arritur të shpëtojë nga gjenocidi është, Nexhat Mujiç, i cili thotë; “Babi dhe vëllai im e humbën jetën në “Rrugën e Vdekjes”. Unë në fshatin Nezuk arrita për 7 ditë. Gjatë udhëtimit i pash kufomat e fqinjëve dhe të kushërinjve. Disa nga ato që arritën të shpëtojnë i lanë pas kufomat e fëmijëve të tyre. Me këtë udhëtim ne i përmendim ata që i kemi humbur dhe me këtë ua bëjmë të ditur gjithë botës së masakra kla ndodhur pikërisht në këtë vend”.

“Thikat me gjak na i pastronin neve”

Udhëtimi i dytë bëhet për 136 kufoma, identiteti i të cilëve zbulohet gjatë gjithë vitit deri në shënimin e përvjetorit të gjenocidit. Jemi në varrezat e qytetit Visoko. Identifikimi i kufomave të Srebrenicës fillon nga qyteti Visoko. Edhe pse kanë kaluar 21 vite nga gjenocidi, çdo vit bëhet identifikimi dhe varrimi i përbashkët i kufomave. Kufomat të cilët mbulohen me flamuj të gjelbër, fillimisht dërgohen në ceremoninë përkujtimore në Sarajevë dhe më pas i ngarkojnë nëpër kamion për t'i dërguar në Srebrenicë. Drejtori i Varrezave në Visoko, Kenan Karavdiç, tha se “këtë vit këtu janë ngritur tre kufoma të fëmijëve të moshës 16 vjeçare. Gjithashtu pran varrezave të babait dhe të gjyshit do të bëhet edhe varrimi i një 16 vjeçari. Karadiq ndër të tjerat tha; ”Përfaqësuesit e 3 gjeneratave të një familjeje, gjyshi, baba dhe nipi do të varrosen bashkë. Ne jemi të obliguar që detyrën tonë ta bëjmë në mënyrë profesionale. Mirëpo, çdo vit në këtë periudhë të punësuari tanë i kap depresioni. Ata që i përgatisin pjesët e kufomave pësojnë trauma”.

Mijëra njerëz vijnë për ta vizituar Srebrenicën, pasi që më herët e kishte vizituar edhe kryetari i Bosnjës dhe Hercegovinës, Bekir Izet Begoviç. Boshnjakët, të cilët kufomat e të vrarëve gati 21 vite me radhë me vështirësi arrijnë që t'i fusin nëpër TIR-a, 136 kufoma i përcollën me lot në sy dhe me nga një fatiha. Munira Subasiç, kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, e cila morri pjesë në këtë ceremoni, tha: “Akoma me mijëra nëna vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre. Ja, kjo është jeta jonë. Përgjegjësia dhe misioni ynë më i madh është kjo”. Shoqata, kryetarja e së cilës është Subasiç, në Srebrenicë ka humbur 22 të afërm kurse drejtësinë për të afërmit e saj që kanë humbur jetën e kërkon nëpër gjykatat ndërkombëtare. Nga ana tjetër Adil Shabanoviç është duke përjetuar një gëzim të brishtë, sepse më në fund do të arrij që t'i varros të afërmit e tij. Adili ishte vetëm 8 vjeçar kur serbët ia vranë babanë, nënën dhe vëllezërit para syve të tij. Adili, bashkë me kushërinjtë në luftë i humbi gjithsej 21 persona të afërm, kurse momentet që nuk mund t'i harroj aspak janë momentet kurë ushtarët serb e detyronin atë që t'i pastroj thikat me të cilit i vritnin të afërmit e tij.

Please publish modules in offcanvas position.