Janë arrestuar 13 persona pas zjarrit në afërsi të një kampi emigrantësh në Samos

Janë arrestuar 13 persona pas zjarrit në afërsi të një kampi emigrantësh në Samos

Gjithsej 13 persona janë arrestuar në ishullin grek Samos pas zjarrit i cili e rrezikoi një kamp me emigrantë, kumtoi sot policia lokale, vetëm disa ditë pas zjarrit shkatërrues në të cilin u dogj kampi më i madh në Evropë, Moria në ishullin Lezbos.

“Jemi duke e hetuar involvimin e mundshëm të këtyre të dyshuarve në incident”, deklaroi një nëpunës policor nga Samosi, por nuk deshi ta saktësojë nacionalitetin e të dyshuarve.

Zjarri shpërtheu mbrëmë vonë në pjesën pyjore të Samosit, në afërsi të kampit për emigrantë, por zjarrfikësit nuk arritën ta venë nën kontroll.

Natën midis 8 dhe 9 shtatorit u dogj kami Moria në të cilin ishin vendosur 12.000 emigrantë. Policia i arrestoi gjashtë emigrantë.