Ja 10 universitetet më të mira në Shqipëri (LISTA)

Ja 10 universitetet më të mira në Shqipëri (LISTA)

Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), ka publikuar në faqen e tyre zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2016.

Në këtë rankim, si çdo vit janë përfshirë edhe universitetet shqiptare.

Sipas rankimit të fundit, Universiteti Epoka, i cili është një universitet privat, vazhdimësi e kolegjeve turke në Shqipëri, për të disatën herë është renditur i pari në Shqipëri dhe i 4979-ti në botë, i pasuar nga Universiteti i Tiranës, që renditet i dyti në Shqipëri dhe 6262-i në botë, transmeton Albeu.com.

Më pas renditen dy universitete tjera publike, Universiteti Bujqësor i Tiranës në vendin e 6656 dhe Universiteti Politeknik i Tiranës në vendin e 7299.

I pesti në renditjen për Shqipërinë është Qëndra e Studimeve Albanologjike (8106).

Canadian Institute of Technology është renditur i 6-ti në Shqipëri dhe i 9510-i në botë, ndërsa Universiteti Hëna e Plotë-Bedër është renditur i shtati në Shqipëri dhe i 11451 në botë.

Ja dhjetë Universitet më të mira në Shqipëri:
Rankimi në Shqipëri - Universiteti - Rankimi në botë

1. Universiteti Epoka - 4979
2. Universiteti i Tiranës - 6262
3. Universiteti Bujqësor i Tiranës - 6656
4. Universiteti Politeknik i Tiranës - 7299
5. Qëndra e Studimeve Albanologjike - 8106
6. Canadian Institute of Technology - 9510
7. Universiteti Bedër - 11451
8. Universiteti i New York-ut në Tiranë - 12357
9. Akademia Profesionale e Biznesit - 13593
10. Universiteti “Luigj Gurakuqi” - 14010

Ja linku i rënditjes së plotë: webometrics.info/en/Europe/Albania

Kjo renditje përcaktohet bazuar në një metodologji që merr parasysh aktivitetin e universiteteve përmes punimeve shkencore të publikuara në Google Scholar, artikujt e publikuar në revistat shkencore me impakt faktori si dhe popullaritetin e prezencës online.

Renditja ka për qëllim të ndihmojë studentët ndërkombëtarë dhe stafin akademik të kuptojnë se sa i njohur është nje Universitet në një vend të huaj.

Afro 22.000 universitete në botë janë studiuar dhe përfshirë në këtë listë.

Please publish modules in offcanvas position.