Maqedoni-Shqipëri me tren, projekti parashikon ndërtimin e 49 urave dhe 14 tuneleve

Maqedoni-Shqipëri me tren, projekti parashikon ndërtimin e 49 urave dhe 14 tuneleve

Qeveria e Maqedonisë është e gatshme të investojë gjysmë miliardë euro për të lidhur Shqipërinë dhe Maqedoninë përmes hekurudhës.

Hekurudha mendohet të jetë 63 kilometra dhe pritet të shërbejë si nyje për të plotësuar korridorin 8, duke lidh përpos Maqedonisë edhe Bulgarinë me Shqipërinë.

Treni do të kalojnë edhe përmes 49 urave, që do të kapin gjatësinë prej 4.3 kilometra në total.

Projekti aktual, parasheh edhe ndërtimin e 13 tuneleve, ku më i gjati do të jetë 5.6 kilometra dhe do të jetë në Slivovë.

Parashihet se tuneli do të kushtojë €550 milionë që duhet t’i siguroj Maqedonia, për të filluar ndërtimi i kësaj traseje hekurudhore.

Maqedonia deri më tani ka hekurudhë nga jugu në veri, përmes "Korridorit 10", me të cilat lidhet me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë, por pritet që të ketë ndikim më të gjerë në shumë fusha mbi ekonomine e vendeve, transmeton "Kurir"

Kompletimi i hekurudhës lindje-perëndim përmes “Korridorit 8” parashihet të kryhet për gjashtë vjet.

Please publish modules in offcanvas position.