Sulmohet me anti-tank Kuvendi i Kosovës (VIDEO)

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, pak para mesnate është dëgjuar një shpërthim.

Sipas policisë, kuvendi është sulmuar me predhë anti-tank duke shkaktuar dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka dëme në jetë njerëzish.

Sulmi me predhë ka goditur katin e dytë të ndërtesës së kuvendit.

Jo shumë larg kuvendit, policia ka gjetur një motoçikletë të djegur me të cilën besohet se të dyshuarit e kanë kryer sulmin me predhë.

Please publish modules in offcanvas position.