100 mijë të vaksinuar në Shqipëri

100 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Shqipëria ditën e sotme ka arritur në 100 mijë të vaksinuar. Lajmin e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan se tashmë 100 mijë jetë janë aktualisht më të mbrojtura.

“100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura🙏. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit. #ShqipëriaBuzëqesh” shkruan Manastirliu.

Ndërkohë në Shqipërinë dy ditët e vaksinimit masiv janë kryer 30 mijë vaksinime kryesisht tek moshat e treta.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi se tanimë me sigurimin e dozave të vaksinave mund të kryhen edhe 30 mijë vaksinime në ditë.