Karantinë dy javore për emigrantët

Karantinë dy javore për emigrantët

E ftuar në “Open” me Eni Vasilin, Kryetarja e LSI ndër të tjera komentoi edhe vendimin e sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku duhet të karantinohej për një periudhë 2 javore çdo person që vinte nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Kryemadhi u shpreh se ky vendim vjen sepse e dinë që 90% e emigrantëve që do të vinin do të vononin kundër Ramës dhe Rilindjes.

“Pjesëmarrja mund të jetë më e vogël për shkak të largimit, për shkak edhe të vendimit që ka marrë komiteti teknik, që nuk lejon emigrantët për të ardhur dhe i ka detyruar që të karantinohen 2 javë, sepse e di që 90% e emigrantëve që do të vijnë, do të jenë votues kundra Rilindjes.” – tha Kryemadhi.