COVID-19, Shqipëria hap të gjitha shkollat

COVID-19, Shqipëria hap të gjitha shkollat

Prej javës së ardhshme të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri do të kthehen në ambientet e shkollave.

Ministria e Arsimit ka pranuar kërkesën e Komitetit të Ekspertëve e cila njoftoi mesditën e sotme se me trendin e shifrave në dy javët e fundit, do të ishte e drejtë hapja e shkollave me një protokoll strikt për zbatimin e masave.

Pikërisht në këtë pikë u ndal ministrja e Arsimit Evis Kushi në daljen e saj për mediat, ku sqaroi se mjediset janë gati për të ruajtur masat e higjienës të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.