Bullgaria po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Bullgaria po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Presidenti bullgar Rumen Radev njoftoi zgjedhjet e parakohshme në korrik, pas dështimit të tri partive të ndryshme për të formuar një qeveri të re.

“Javën tjetër, unë do të shpërndaj parlamentin dhe do të caktoj një datë për një votim të ri, i cili duhet të mbahet në 11 korrik,” tha Radev në televizion.

Pas zgjedhjeve të 4 Prillit, partia konservatore e kryeministrit Bojko Borisov, Qytetarë për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë, u gjend në vendin e parë, por ajo akuzohet për nxitje të korrupsionit endemik në vend dhe Borisov nuk gjeti partnerë për të formuar një qeveri.

Edhe partia populiste e këngëtares dhe prezantueses televizive Slavia Trifonova, e cila befasoi kur erdhi në vendin e dytë, nuk kishte deputetë të mjaftueshëm nga dy grupet e tjera për të formuar një koalicion të qëndrueshëm.

Socialistët, të cilët ishin në vendin e tretë, gjithashtu hoqën dorë nga formimi i një qeverie.

Bullgaria, vendi më i varfër i BE me pothuajse shtatë milionë banorë, përjetoi një valë të madhe protestash verën e kaluar.

Borisov, i cili ka qenë në pushtet për gati një dekadë, refuzoi të jep dorëheqjen.