Publikohet fotografia nga Darka e Brukselit

Publikohet fotografia nga Darka e Brukselit

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell ka organizuar një darkë për gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të rinovojë traditën e bisedimeve të rregullta “mbi rajonin me rajonin” dhe për të diskutuar hapur situatën dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka postuar në Facebook një album me foto nga pritja e Borrell dhe takimet me liderët e Ballkanit.