Me kërkesë të INTERPOL, arrestohet kosovari në Morinë, kërkohet nga Çekia për disa vepra penale

Me kërkesë të INTERPOL, arrestohet kosovari në Morinë, kërkohet nga Çekia për disa vepra penale

Policia e shtetit shqiptar përmes një njoftimi kanë thënë se kanë arrestuar një kosovar i moshës 66 vjeç banues në Kosovë me kërkesë të Interpolit.

Siaps policisë së Shqipërisë i arrestuari është Tush Pali, banues në Kosovë.

Ai kërkohet nga organet e ndjekjes së Çekisë për disa vepra penale.

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Çekisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Çekisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.