Protesta të reja në Greqi kundër vaksinimit për COVID-19

Protesta të reja në Greqi kundër vaksinimit për COVID-19

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit që u mblodhën në rrugët e vaksinimit për të protestuar kundër vaksinimit për koronavirus, raporton agjencia AP.

Rreth 1500 persona kanë marrë pjesë në protestat jashtë ndërtesës së parlamentit të Greqisë, që është protesta e dyta brenda një jave në Greqi kundër vaksinimit. Në një marsh të mërkurën e kaluar u mblodhën rreth 5000 persona.

Protestat u nxitën nga vendimi i Qeverisë së Greqisë në fillim të korrikut për të bërë të obligueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësorë dhe stafit në shtëpitë e kujdesit. Qeveria tha se grupet tjera, si mësuesit, mund të duhet të vaksinohen në vjeshtë.

Infektimet në Greqi janë rritur në javët e fundit, dhe autoritetet kanë raportuar 3000 raste të reja me koronavirus të mërkurën, duke sjellë shifrën totale në 463.473 persona. Më tepër se 12.800 kanë vdekur si pasojë e COVID-19.