Kurban Bajrami u festua edhe në Shqipëri e Kosovë

Kurban Bajrami u festua edhe në Shqipëri e Kosovë

Në Kosovë ceremonia kryesore e faljes së namazit të Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava dërgoi porosi për solidaritet dhe bashkim, ndërsa tha se Kurban Bjarami është festë rëndësishme ne islam.

Ndërkaq, në Shqipëri mijëra myslimanë falën sot namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të vendit.

“Duke pasur parasysh të gjitha sfidat në një bëtë të globalizuar sa më shumë neve duhet të afrohemi me familjet tona sepse familja është një vatër shumë e rëndësishme dhe e shenjtë në jetën njerëzore dhe e pa vjetruar asnjëherë e në asnjë kohë. Dhe lidhjet tona farefisnore duhet të shtohen sa më shumë dhe të shtojmë aktet tona të humanizmit me njëri-tjetrin sepse kjo botë është e të gjithë neve.”

Gjithashtu kjo festë lidhet me sakrificën e një kurbani, i cili shpërndahet tek familjet e varfra, dhe kthimin e haxhilerëve nga Meka, duke përmbushur kështu kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Kjo festë u kremtua në mbarë botën islame në kushte më të liruara nga pandemia që ka kapluar të gjithë globin.