Greqi, 12 komunitete evakuohen në Peloponez, ndërkohë që zjarret janë jashtë kontrollit

Greqi, 12 komunitete evakuohen në Peloponez, ndërkohë që zjarret janë jashtë kontrollit

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në Gortinia, rajoni i Arcadia-s në Peloponez, gjë që ka çuar në evakuimin e 12 komuniteteve, njoftoi sot brigada e zjarrfikësve.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po pengohen nga erërat e forta në zonë.

“Zjarri u riaktivizua më herët në zonat e Kapelitsi-t dhe Livadaki-t, ndërsa aktualisht ka dy vatra zjarri pranë komuniteteve Dafni dhe Touloubitsi”, tha zëvendësministri për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias.

“Zona e zjarrit është rrethuar nga zjarrfikës dhe makineri të rënda, për të mbrojtur zonat e Sekoula-s, Dafnoula-s dhe Alifira-s”, shtoi ai.

Ndërkohë, qendrat shëndetësore të Tropea-s dhe Dimitsana-s, si edhe spitali i përgjithshëm “Panarkadian” i Tripolit dhe stacioni i shërbimit të ambulancave janë vënë në gatishmëri, pas një urdhri të ministrit të Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.