Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare Kryetari i Nderit të KMSH-së, Haxhi Selim Muça

Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare Kryetari i Nderit të KMSH-së, Haxhi Selim Muça

Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare Kryetari i Nderit të KMSH-së, Haxhi Selim Muça
Ka ndërruar jetë dhe është nisur për në botën e amshuar një prej drejtuesve më të spikatur të myslimanëve shqiptarë, Haxhi Selim Muça.
Haxhi Selimi ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë në moshën 80 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.
Haxhi Selim Muça do të mbahet mend si drejtuesi që e reformoi KMSH dhe punoi shumë për bashkësinë islame shqiptare. Ai ndërmori hapa konkretë për institucionalizimin e punës së KMSH në mbarë vendin dhe për gjallërimin e jetës shpirtërore të besimtarëve myslimanë.
Ai do të kujtohet e vlerësohet gjithashtu për frymën pozitive dhe prioritetin që i jepte dialogut, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, si dhe në të gjitha hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan.
Haxhi Selim Muça e drejtoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për dhjetë vite (2004-2014) dhe, pavarësisht pengesave të moshës dhe të shëndetit, punoi e u angazhua deri ditën e fundit në mbështetje të punës së KMSH. Si një bashkëshort shembullor, baba dhe gjysh i dashur, ai la pas bashkëshorten e tij Zisën dhe tre fëmijët, Arjanin, Almën dhe Ermalin.
Bashkohemi në këtë hidhërim tonin të përbashkët dhe lusim Zotin ta bëjë një prej robërve të tij të xhenetit.
Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tij të pastër!

Please publish modules in offcanvas position.