Fazë e re e raporteve mes BeH-së dhe BE-së

Fazë e re e raporteve mes BeH-së dhe BE-së

Bosnja e Hercegovina dhe BE-ja hyjnë në një fazë të re të raporteve të ndërsjella, theksuan në Mostar i dërguari special i BE-së në BeH, Lars-Gunar Vigemark dhe anëtar i Kryesisë i BeH-së, Dragan Çoviq.

Ata i theksuan detyrimet, të cilat duhet t'i përfundojë BeH-ja, pas përfundimit të aplikacionit për anëtarësim të vendit, deri në fund të vitit të ardhshëm kur mund të fillojnë bisedimet.

"Politikanët më shumë nuk guxojnë të lejojnë që të krijohen valët e problemeve artificialisht të shkaktuara", porositi Vigemark, transmeton Al Xhazira Ballkan.

Çoviq i Vigemark përsëritën se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për moskushtetueshmërinë e referendumit të paralajmëruar për Ditën e Republikës Srpska duhet të respektohet.