Poposki: Mbesin divergjencat serioze për emrin me Greqinë

Poposki: Mbesin divergjencat serioze për emrin me Greqinë

Me Greqinë kemi divergjenca serioze në raport të çështjes së emrit, por jemi dakorduar se për momentin nuk mund të bisedojmë sipas tij sepse kemi pikëpamje të ndryshme, vlerëson ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

"Nëse flasim për në raport të çështjes së emrit, atëherë mendoj se situata është e pandryshuar, përkatësisht kemi divergjenca serioze, por u dakorduam se në këtë periudhë nuk mund të bisedojmë për çështje të tillë serioze e cila është çështja e vetme sipas së cilës kemi interesa të ndryshme, takime të ndryshme në marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë", thotë Poposki i cili në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork kishte takime me homologun e tij grek Nikos Kozias.

Në pyetjen nëse Maqedonia duhet të zgjedhë mes emrit dhe NATO-s, çka do të zgjidhje dhe nëse mund të bëhet ndonjë zgjidhje, Poposki potencon se nuk do të ishte e drejtë nga NATO-ja të parashtrohet çështja e dëmit të vendit e cila i ka plotësuar të gjitha kriteret e tjera të inkuadrohet në Aleancë.

"Gjithashtu, nuk mundemi të jemi naiv dhe të mos pranojmë se një vend anëtar mund ta bllokojë tërë procesin. Në këtë periudhë kohore ne treguam se edhe për NATO-n edhe për Maqedoninë, por gjithashtu edhe për Greqinë është shumë më mirë të shohin drejt vlerës së shtuar nga anëtarësimi ynë në NATO se sa të vazhdojnë me politikën e shantazhimit në kushte në të cilat kemi marrëveshje e cila e përfaqëson të drejtën ndërkombëtare, kemi gjykim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila gjithashtu e trason rrugën për çfarë mundet, ndërsa çfarë nuk mundet të pranohet", thekson ministri i Punëve të Jashtme.

Në lidhje me krizën migruese, Poposki konsideron se marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët, me siguri nuk është më e mira ose marrëveshje ideale, por, ashtu siç thotë, është diçka më e mirë e cila për momentin është në dispozicion.

Please publish modules in offcanvas position.