Në Shqipëri konfisohet mbi tre ton marihuanë e përgatitur për transport

Në Shqipëri konfisohet mbi tre ton marihuanë e përgatitur për transport

Një sasi shumë e madhe hashashi e paketuar është gjetur në fshatin Rremull të rrethit të Matit.

Rreth 3 ton drogë ishte e mbledhur dhe po përpunohej, ndërsa në zonën pranë janë gjetur edhe 7 parcela të mbjella me gjithsej 13 mijë rrenjë.

Pronari i magazinës është shpallur në kërkim, ndërsa nga aksioni i policisë në bashkëpunim me prokurorinë nuk është gjetur asnjë person në ndërtese, informon TCH.

Dy javë më parë në një tjetër çështje Prokuroria e Matit u informua për sasinë e drogës që po përpunohej dhe kërkoi nga policia ndërhyrjen, e cila u realizua të mërkurën pasdite.

Aktualisht, ende në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe prokuroria që po kryejnë procedurat. Droga ishte mbjellë në disa parcela me pronarë, por këta të fundit deklaruan se i kishin dhënë me qira.

Please publish modules in offcanvas position.