Filloi ndërtimi i gazsjellësit Trans-adriatik në Shqipëri

Filloi ndërtimi i gazsjellësit Trans-adriatik në Shqipëri

Në Shqipëri është vendosur gur-themeli për ndërtimin e një pjese të trasesë së gazsjellësit Trans-adriatik (TAP), që do të kalojë nëpër territorin shqiptar.

Ashtu siç lajmëruan mediat shqiptare, traseja e TAP-it, nëpër Shqipëri do të jetë në gjatësi prej 215 kilometrave.

Gazsjellësi trans-adriatik, gjatësia e tërësishme e së cilës do të jetë 878 kilometra, do të fillojë nga burimi i gazit Shah Deniz në Azerbejxhan, do të kalojë përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë ndërsa pastaj deri në thellësinë e Detit Adriatik do të përfundojë në Italinë jugore.

Gazsjellësi është projekt i përbashkët i kompanisë britanike BP, të Azerbejxhanit SOKAR, italiane "Snam", belge "Fluksis", spanjolle "Enagas" dhe zvicerane "Akspo". Distribuimet e para të gazit përmes TAP janë parashikuar për vitin 2020.

Please publish modules in offcanvas position.