Maqedonia shfrytëzon përvoja të Gjermanisë, Polonisë dhe Kroacisë në integrimin e BE-së

Maqedonia shfrytëzon përvoja të Gjermanisë, Polonisë dhe Kroacisë në integrimin e BE-së

Rekomandime për përparimin e organizatës ndërministrore, koordinimi dhe menaxhimi me IPA fondet dhe përgatitja e versionit kombëtar i së drejtës së BE-së, janë pjesë e rezultateve të tuining projektit "Përforcimi i mëtutjeshëm të kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit evropian". Është zbatuar nga Sekretari për çështje evropiane dhe konsorciumi prej tre vendeve anëtare të BE-së - Gjermania, Polonia dhe Kroacia, ndërsa në të janë përfshirë edhe ekspertë nga Bullgaria.

Në konferencën e sotme me rastin e përfundimit të tuning projektit, fjalim mbajti zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Arbër Ademi, i cili theksoi se secili prej vendeve nga vendet pjesëmarrëse në projekt i kanë ofruar njohjet dhe përvojat e tyre të rëndësishme lidhur me aspektet e ndryshme të funksionit të Unionit.

"Gjermania e cila është një nga vendet themeluese të BE-së ka përvojë të shkëlqyeshme praktike për koordinimin e institucioneve kombëtare në lidhje me politikat evropiane. Përvojat e Polonisë për transformimin e strukturave negociuese në strukturat koordinative gjatë negociatave dhe pas inkuadrimit në BE janë gjithashtu të rëndësishme për administratën tonë. Natyrisht edhe Kroacia si vend më i ri, i cili ka hyrë në BE dhe ka përvojë më të freskët në lidhje me procesin e negociatave dhe veçanërisht në lidhje me qasjen më të re të BE-së. Por ajo që është edhe më e rëndësishme ishte gatishmëria e tyre që ta transmetojnë njohurinë e tyre dhe të sigurojnë ekspertë në dispozicion jo vetëm në SÇE, por edhe në institucionet tjera shfrytëzuese siç janë MPJ-ja, Sekretariati për legjislaturë dhe Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe grupet punuese", tha Ademi i cili iu falënderua Delegacionit të BE-së i cili është partner i sinqertë dhe mbështetës i vendit në të gjitha reformat.

Jaromir Leviçek nga Delegacioni i Bashkimit Evropian theksoi se perspektiva për inkuadrim drejt BE-së të një vendi nuk duhet të kuptohet vetëm ashtu, pasi duhet të plotësohen shumë obligime në këtë rrugë.

Në konferencë kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve partnere në tuining projektin - ambasadori polak Jacek Multanovski, ambasadorja kroate Danijela Barishiq dhe zëvendës-ambasadori i Republikës ederale të Gjermanisë, Marko Akvatiçi.

Në projektin e financuar nga BE-ja me 1,7 milionë euro, i cili zbatohet 22 muaj, kanë marrë pjesë rreth 65 ekspertë nga vendet pjesëmarrëse, janë përfshirë rreth 1.000 nëpunës shtetërorë, ndërsa janë përkthyer po aq material i huaj profesional. Për nevojat e përforcimit të kapaciteteve administrative janë realizuar rreth 30 trajnime dhe qindra punëtori. Janë përgatitur 30 raporte për 30 kapituj të negociatave, ndërsa janë realizuar edhe disa vizita studentore në Gjermani, Poloni dhe në Kroaci.

Please publish modules in offcanvas position.