Rama: Kufijtë t'i kthejmë në ura që bashkojnë

Rama: Kufijtë t'i kthejmë në ura që bashkojnë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish, deklaroi se dy vendet duhet t'i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë.

"Është e nevojshme t'i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime", tha Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është ta vendos administratën në funksion të bizneseve.

"Sfida jonë më e madhe nuk është që të bëjmë bizneset bashkë, por si ta përçojmë te administrata. Administrata duhet vënë në funksion të bizneseve. Të sillemi me njëri-tjetrin si nesër në BE", u shpreh Rama.

Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë zhvilluar në drejtimin e duhur, duke synuar të krijohet një raport pozitiv për popujt e të dy vendeve.

"Marrëdhëniet tona janë zhvilluar në drejtimin e duhur. Nëse ne arrijmë të krijojmë një treg rajonal, do të mund t'i japim më shumë mundësi zhvillimit të vendeve tona. Po kështu mund t'i kthejmë kufijtë në ura që na bashkojnë. Duhet t'i japim jetë një tregu të përbashkët. Sfida jonë më e madhe, jo të bëjmë bizneset bashkë, sepse kjo ndodh në mënyrë të ndryshme nga rrjedhat e politikës. Sfida jonë është si ta përçojmë këtë hap te administrata, që ajo të jetë në funksion të bizneseve. Duhet të sillemi me njëri-tjetrin, ashtu siç duam të sillemi nesër në hapësirën e BE. Duhet të fitojmë kohë pa hyrë ende në BE. Duhet ta kthejmë administratën ne mbështetëse dhe shërbëtore të sipërmarrjes", është shprehur kryeministri Rama.

Please publish modules in offcanvas position.