Një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria kërkuan azil

Një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria kërkuan azil

Gjermania ka filluar të marrë frymë sa i takon fluksit të refugjatëve, që përkundër nivelit të lartë, është shumë herë më i ulët sesa para pak kohësh.

Prej fillimit të vitit kanë ardhur rreth 100.000 refugjatë, rreth 3000 në ditë.

Vetëm gjatë janarit janë regjistruar 91.671 refugjatë në Gjermani, duke u mbështetur nga e shifrat e publikuara prej institucionit të migracionit gjerman Bamf. Kjo është rreth 60.000 më shumë sesa në janar 2015">2015 (+184,4 përqind), mirëpo rreth 35.000 më pak sesa dhjetorin e kaluar (-28 përqind), përcjell Bota sot.

Për shkak se kabineti i ministrit të brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere e ka vlerësuar nivelin e lartë, ka vendosur që Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë ti paraqesë si vende me "origjinë të sigurtë", duke ua pamundësuar azilin banorëve të këtyre vendeve. Në vendet e Magrebit vetëm 1% e banorëve mund të jenë ndjekur nga agjitacioni politik, ndërsa shumica janë refugjatë ekonomik, shkruan "mopo.de".

Sa u takon nacionaliteteve për muajin janar, 39 përqind janë nga Siria, ndjekur nga irakenët dhe afganët me nga 20 përqind gjithsecili.

Nga Ballkani që në 2015">2015 erdhën plot 160.000 refugjatë, praktikisht kjo shifër tani është shumë e vogël. Nga Shqipëria dhe Kosova gjatë muajit paraprak kanë ardhur 346 dhe 213 azilantë respektivisht.

Për krahasim: Në muajin janar 2015">2015, azil në Gjermania kërkuan 1648 banorë nga Shqipëria dhe 3630 banorë nga Kosova. Gjatë shkurtit 2015">2015 këto shifra u rritën dyfish për Kosovën, në 7728 persona, ndërsa Shqipëria kishte rritje të lehtë 1794.

Please publish modules in offcanvas position.