Në Greqi janë konfiskuar 174 kilogramë hashash

Në Greqi janë konfiskuar 174 kilogramë hashash

Policia greke zbuloi dhe i konfiskoi 174 kilogramë hashash në një automjet të drejtuar prej një shqiptari 44-vjeçar, publikoi sot edicioni elektronik i gazetës greke "Etnos".

Automjeti është ndaluar dje në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Hashashi është sistemuar në 90 paketa.

Drejtuesi është arrestuar, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Policia greke në fillim të muajit zbuloi dhe konfiskoi 250 kilogramë hashash.

Please publish modules in offcanvas position.