Gjenden kallashnikov brenda makinës së djegur të autorëve, mbi 50 plumba drejt viktimave

Gjenden kallashnikov brenda makinës së djegur të autorëve, mbi 50 plumba drejt viktimave

Digjet në afërsi të fshatit Cerven të Fierit, një mjet tip BMË, që dyshohet se u përdor nga autoret e atentatit mafioz pranë mbikalimit të Panajasë në aksin kombëtar Fier-Vlorë.

Kanë qënë banorët e zonës ata që lajmëruan forcat e rendit për djegien e një makine në këtë zonë.

Policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, pas fikjes së zjarrit nga zjërrëfikësit, ka konstatuar se brenda makinës ishin tre armë tip kallashnikov që dyshohet se u përdoren në krim.

Nga raportimet e para mendohet se në krim kanë marrë pjesë tre persona, nje shtetas që drejtonte mjetin dhe dy të tjere që kanë qëlluar drejt makinës ku ndodheshin dy viktimat ( e paidentifikuar ende) si dhe miku I tyre që ka mbetur I plagosur.

Makina e viktimave është qëlluar nga pas, me mbi 50 plumba dhe ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në një kanal të vogël.