Një person ka ndërruar jetë dhe 24 janë lënduar si pasojë e përmbysjes së autobusit në Serbi

Një person ka ndërruar jetë dhe 24 janë lënduar si pasojë e përmbysjes së autobusit në Serbi

Një person ka humbur jetën dhe 24 të tjerë janë lënduar nga përmbysja e një autobusi në magjistralen Leskovc-Nish. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Një nga pasagjerët e plagosur është një djalë 13-vjeçar, i cili u shtrua në spital me stomakun e ngjeshur. Gjithashtu, një i moshuar 69 vjeç ka pësuar frakturë të hapur të krahut dhe thyerje të brinjëve. Vijojnë trajtime mjekësore.

Në Qendrën Urgjente të Nish për ndihmë mjekësore janë pranuar shtatë të rritur dhe dy fëmijë. Ata janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, të vetëdijshëm dhe të komunikueshëm. 15 të lënduar janë transportuar dhe trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc.

Drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.