Vdes ish-gjenerali serb, i akuzuar për krime lufte në Kosovë

Vdes ish-gjenerali serb, i akuzuar për krime lufte në Kosovë

Ka vdekur ish-gjenerali ushtrisë serbe, Bozhidar Deliç, pak ditë pasi është emëruar si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Deliq ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Gjenerali serb kishte shërbyer në ushtrinë serbe përgjatë luftës në Kosovë dhe dyshohej për krime lufte në Kosovë. Siç kishte treguar drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, brigada që kishte drejtuar Deliq dyshohet se është përgjegjëse për vrasjen e 2 mijë civilëve në komunat e Suharekës, Rahovecit dhe të Gjakovës. Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kanë bërë kallëzim ndaj Bozhidar Deliqit dhe ndaj 10 personave të tjerë për krimet e kryera më 25 mars 1999-të në Tërrnjë të Suharekës. “Në territorin nën përgjegjësinë e kësaj brigade janë kryer krime të shumta. Më shumë se 2 mijë njerëz janë vrarë në komunat Suharekë, Rahovec dhe Gjakovë. Por, krimi më masiv është ai i Mejës ku mbi 365 civilë shqiptarë, nga forcat serbe“, kishte deklaruar Blakaj.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.